Osmani për Radio Evropën e Lirë: Qytetarët solidarizohen me maqedonasit për shkak të atakut të drejtpërdrejtë mbi atributet kombëtare

0
17

Nëse  ka një efekt pozitiv kolateral  nga kjo bllokadë, kjo është se qytetarët u bënë bashkë në solidarizim në rastin ndaj popullit maqedonas, sepse në një  farë mënyre nën atak të drejtpërdrejtë janë atributet e tij kombëtare dhe këtu u tregua një fotografi e vërtetë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të cilën duhet të krenohemi, thotë ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në intervistën javore për Radio Evropën e Lirë.

Në intervistë, osmani thekson se derisa vendimet për zgjerim merren me konsensus, Bullgaria mund ta na bllokojë për  çfarëdo qoftë çështje, dhe madje edhe për atë nëse lumi Vardar është i pastër apo jo.

Në pyetjen, për çfarë saktë bisedohet me Bullgarinë, Osmani thotë se çështja është komplekse dhe thekson se në propozim të kornizës negociuese nga komisioni deri te vendet anëtare, Bullgaria konteston tri çështje  – emrin, gjuhën dhe garancinë për zbatimin e marrëveshjes.

“Këto janë çështje të cilat i trajton presidenca portugeze me propozimin e fundit të cilin ne e konsiderojmë si bazë të mirë për tejkalimin e dallimeve dhe punojmë të gjithë së bashku lidhur me këtë propozim”, thotë Osmani.

Në kornizën negociuese, sqaron Osmani, ka një fjali me rëndësi teknike në të cilën qëndron se “akito” do të përkthehet në gjuhën maqedonase

Bullgaria konsideron se duhet të përdoret formulimi i Marrëveshjes nga viti 2017 i cili ishte një formulim dypalësh reciprok për gjuhën në të cilën gjuha bullgare ishte shkruar si gjuhë bullgare sipas Kushtetutës, ndërsa gjuha maqedonase ishte shkruar si gjuhë maqedonase sipas Kushtetutës apo qasja e dytë të përcaktohet konteksti historik të krijimit të gjuhës në ndonjë marrëveshje dypalëshe. Pra, po, i diskutueshëm nga ana e tyre është ai moment për të cilin Presidenca portugeze ka zgjidhje për të cilën ne mendojmë se është një bazë e mirë”, thotë Osmani.

Ghuha, thekson, asnjëherë nuk ka qenë temë e ndonjë bisedimi dypalësh nga ana jonë.

“Ne, po, kemi pranuar të bisedojmë për emrin e shkurtër, sepse vërtetë nëse ka nevojë për shpjegime shtesë se emri i shkurtër nuk i referohet rajonit historik, pjesë e së cilës është sot dhe në Bullgari dhe se nuk kemi kurrfarë pretendime territoriale në emër të shtetit, apo, ndërkaq, të japim garanci shtesë në kuptim të monitorimit evropian në implementimin e marrëveshjes në krahasim me atë që e kemi sot, ndërsa ky është monitorimi dypalësh përmes komisionit ndërqeveritar, por asnjëherë nuk kemi pranuar të bisedojmë për gjuhën sepse kjo është një çështje që është e drejtë e çdo shteti në kuadër të vetëvendosjes së vet”, thotë Osmani.

Presidenca portugeze, sqaron Osmani, ka propozim me të cilin mund të adresohen ndjeshmëri të caktuara të cilat i ka pala bullgare dhe ta ruajë pozicionin e saj, megjithatë ne nuk kemi rënë dakord të bisedohet lidhur me këtë çështje në kontekst shumëpalësh.